Ligji për privatizimin e Portit të Durrësit, Meta paralajmëron Ramën: Është kafshatë e madhe, do t’u ngecë në grykë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar kryeministrin Rama në lidhje me ligjin e privatizimit të Portit të Durrësit.

Gjatë një konference për media këtë të martë, Meta tha se privatizimi i portit është një skemë e pastrimit të parave e organizuar nga kryeministri Rama.

Ai shtoi se zhvillimet do të jenë të shpejta dhe do të dali në dritë skema për privatizimin e portit përmes kompanive guackë.

“Isha shumë i qartë do të bëjmë të gjitha veprimet për të parandaluar këtë krim, nga një njeri i marrë peng duke shkatërruar dhe potencialin më të jashtëzakonshëm që ka vendi ynë. Ky projekt asgjeson portin e Durrësit dhe do të kërkonte një port të ri që do të devijonte trafikun.

Pa asnjë diskutim që diponojmë letra. Ashtu thoshit ju dhe për inceneratorët, kur unë nxora letrat. Është Rama. Mos kini shqetësim, zhvillimet do jenë shumë të shpejta. Këtë e tregon dhe vetë nxitimi i Edi Ramës, që është kritikuar nga ndërkombëtarët, dhe një pallat të ndërtosh duhet të bësh konsultime, jo për asetin më strategjik të Shqipërisë siç është Porti i Durrësit.

Është kafshatë e madhe do t’u ngec në grykë.

Pa asnjë diskutim e kam bërë të qartë, ëndrra e Edi Rama për të ekzekutuar pluralizmin është varrrosur. Shumë shpejt triumfi i demokracisë i lirisë dhe i qyetatrisë do të jetë ngadhjimtar”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad