Kryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar rastin e një ndëshkimi me gjobë të një çifti të moshuarish në Divjakë që kishin rikonstruktuar banesën e dëmtuar nga tërmeti.
Ai shkruan se Rama ndjek një standard të dyfishtë duke mbyllur sytë për katet ekstra në Tiranë dhe duke dënuar të moshuarit për kotece dhe mura në fshatra.
“Ligjin për më të dobëtit, maliqin për oligarkët!
Në të njëjtën kohë që kujdeset personalisht për të ligjëruar katet pa leje të kullave në zemër të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vazhdon të tregojë pa mëshirë forcën e ndëshkueshmërisë ndaj më të dobtëve në fshatrat e Shqipërisë.
Pas të moshuarës 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, që u shoqërua me forcë në polici dhe sot endet gjykatave për një kotec pa leje, sot një tjetër rast revoltues vjen nga Kryekuq i Divjakës ku një çift të moshuarish janë gjobitur me 22.4 milionë lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti.
Ky është standardi i dyfishtë i Edi Ramës që sheh kotece e mure në fshatra dhe mbyll sytë për katet “ekstra” në Tiranë”, shkruan Tedi Blushi.