Ligoraq Karamelo bëhet deputet. Ralf Gjoni dorëzon formularin e dekriminalizimit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër deputet i shtohet Parlamentit. Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ.

Më herët kur ka vendosur të pranojë mandatin, Karamelo është shprehur se zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhjelegjitime, ndërsa theksoi se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.

Nga ana tjetër një tjetër kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në KQZ, formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon të marrë mandatin e deputetit.

Mësohet se në KQZ është dorëzuar sot formulari i kandidatit të LSI-së, Ralf Gjoni. Gjoni ka qenë në zgjedhjet e fundit në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës.

Ai ka qenë i 11-ti në listë, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së ai kërkon të përfitojë mandatin e deputetit. Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.

Zjarr Tv Ad