Lihen në burg të arrestuarit e operacionit “Limit”, tre lirohen

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 21 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Limit”, mes tyre edhe një shtetas turk.

Ata dyshohen se janë pjestarë të 4 grupeve kriminale dhe sot dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Tre prej të arrestuarve u lanë në arrest shtëpie. Konkretisht Bektash Zenel,  Fejzo Dana dhe Agron Manka.

Më 12 shtator policia njoftoi arrestimin e 23 personave në Shqipër dhe 34 të tjerëve në Greqi.  Grupet kriminale akuzohen per trafik droge por dhe organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europes.

Emrat:

1. Olger Bamllari

2. Aleksander Pepi alias Bani

3. Gjergji Çollaku

4. Hysni Sadik

5. Sokol Nesimi

6. Aldo Nesimi

7. Bilbil Shqalshi

8. Besjan Balca

9. Drini Balca

10. Kristo Ruçi

11. Andrea Caca

12 Emiliano Kalemi

13. Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)

14. Eljon Jaho

15. Festim Çorvaxhi alias Bajraktari

16. Gjergji Muke

17. Romeo Tare

18. Enkelejdi Sadik

19. Kristo Çobaj

20. Gjergji Çobaj

21. Besjan Zenel

22. Bektash Zenel

23. Edmir Ballia

24. Eduart Hoxha

25. Arber Brahimi

26. Fejzo Dana

27. Agron Manka

28. Ertin Hoxhalli

Hetimet për këtë grup kriminal kanë filluar që në vitin 2016. 

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

/Ora News.tv/

 

Zjarr Tv Ad