Lihet në burg djali që vrau nënën: Më thërriste Goni, vdiq vetë. Ja çfarë i thashë vëllait

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë tronditi Korçën ditë më parë, ku dyshohet se djali vrau nënën e tij të moshuar. Ndërkohë që gjykata ka caktuar masën e “arrest me burg” për Nesim Demollarin, pasi Prokuroria ka deklaruar se ka prova që 54-vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën.

Dhe për këtë ka edhe dëshmitë e komshinjve, të cilët kanë thënë se Demollari e rrahu nënën për gjysmë orë.

Nga ana e tij vetë Demollari e ka mohuar se e ka vrarë nënën e tij, ndërsa ka kërkuar që të gjykohet i lirë,. “Mamanë e gjeta në korridor. Atë e ushqeja unë, por ajo bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni dhe jo Nesim. Ishte me sklerozë.

Unë e gjeta midis banjës dhe korridorit të shtrirë. E cova ne dhome. I shërbej prej vitesh. Kishte rënë nga divani me kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë unë, vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllain në telefon. Unë kam punuar 20 vite ne Greqi. Jam i pafajshëm dhe dua të gjykohem i lirë. Dua të punoj, se nuk kam te ardhura”, – është shprehur Demollari.

Zjarr Tv Ad