Lihet në burg zjarrfikësi i Tropojës Altin Ismajlisufi i cili vrau bashkëfshatarin se i qëlloi djalin me shpullë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tropojës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për zjarrfikësin Altin Ismajlisufi.

Ai u arrestua pasi akuzohet se vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn, pas një konflikti ku viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e Ismailisufajt brenda shtëpisë së tyre.

Autori i vrajses ka deklaruar sot para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë Goçajn për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie dhe si pasojë ka dërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismajlisufi u dorëzua në polici 3 orë pasi kreu krimin e rëndë.

Zjarr Tv Ad