Lihet në fuqi sekuestroja ndaj HEC-it të Erzen Breçanit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj HEC, në pronësi të ish-drejtuesit të policisë Erzen Breçani i arrestuar pak kohë më parë pas daljes së përgjimeve të aplikacionit SKY.

HEC – “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij u vu nën sekuestro pak ditë më parë nga SPAK, pasi dyshon se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Zjarr Tv Ad