Një grua pa duar në Arizona është pilotja e parë e licencuar në SHBA pasi mësoi ti fluturonte një avion me këmbë.
Jessica Cox, lindi me një gjendje të rrallë, që nuk i la ti zhvilloheshin gjymtyrët.
Por 36-vjeçarja nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrrat e saj. Ajo përdori këmbët për të luajtur në piano, për ti dhënë makinës dhe për tu bërë zhytëse e certifikuar dhe fitoi një rrip të zi në taekwondo.
Dhe arritja më e madhe e saj është marrja e licencës për të fluturuar një avion vetëm ne një motor.
Cox shpreson të frymëzojë njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara duke treguar se ata mund të arrijnë gjithçka.
Ajo tha për CNN se mjekët nuk arritën kurrë ta kuptonin përse krahët e saj nuk u zhvilluan kur ishte në mitër. Dhe në asnjë nga kontrollet mjekësore nuk u vu re kjo gjë.
“Nëna ime kishte shtatzëni normale. Prindërit e mi u shkuan kur mjeku më dërgoi tek ata pasi lindi duke i thënë se nuk kisha krahë,”-tha 36-vjeçarja.
Megjithëse kurrë nuk është konfirmuar, Cox mund të ketë lindur me amelia, një gjendje e rrallë në të cilën një ose më shumë gjymtyrë nuk formohen.