Lindi parakohe binjakë, humb jetën nëna dhe foshnja, dyshohet nga AH1N1

0
4

Ka ndërruar jetë në Senatorium gruaja shtatzëne e prekur nga virusi AH1N1. Gruaja e prekur nga AH1N1 bëri lindje të parakohshme, ndërsa një nga foshnjat ka ndërruar jetë në maternitet. Mësohet se foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitetin e Tiranës pas lindjes parakohe. Mësohet se gruaja rreth 30 vjeçe shtatzënë ishte e shtruar prej 2 javësh në spital për shkak të ketij virusi dhe sot ka ndërruar jetë. Kujtojmë se në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1. Një tjetër rast u shfaq edhe në Durrës. Mjekët thonë se nuk ka vend për panik dhe këshillojnë vaksinimin e popullatës.