Lindin trinjakët e parë të vitit, Rama u jep çekun, 1.2 mln lekë secili

0
23

Kryministri i Edi Rama ka vizituar ditën e sotme trinjakët e parë të këtij viti. Kru i qeverisë i ka dorëzuar nënës fatlume çekun prej 120 mijë lekësh të reja për secilin prej tyre.

Trinjakët e parë për vitin 2019, që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë përfituar çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja secili. Ishte vetë kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu që ju dorëzoi bebeve çekun, duke uruar edhe nënën e re të dy vajzave dhe djalit të sapolindur.

 “Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot” 

2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes nga 1 janari i këtij viti.  Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.

Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë. Regjistrimi i fëmijës së porsalindur bëhet në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit.