Lindita Nikolla feston ditëlindjen si kryetare e Kuvendit, zyrat mbushen me lule dhe urime

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e Kuvendit sot, ka pasur një fluks të madh buqetash me lule nga të gjithë ata që uronin që në mëngjes herët kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, për ditëlindjen e saj të 56-të.

Nikolla, për herë të parë e feston ditëlindjen në postin e Kryetares së Kuvendit, detyrë që e mori pas votimit nga Parlamenti i Shqipërisë në 10 Shtator të këtij viti.

Lindita Nikolla, është deputete e PS në mandatin e tretë të saj. Karrierën e ka filluar që prej kryetares së minibashkisë dhe më vonë, gjatë qeverisjes së PS shërbeu si ministre arsimi për të ardhur deri tek posti i Kryetares së Parlamentit.

Zjarr Tv Ad