Lindita Nikolla pret ambasadorin Soreca: Do bashkëpunojmë me opozitën, unë do lehtësoj dialogun

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka pritur sot në një takim ambasadorin e BE Luigi Soreca. Kuvendi bën me dije se Nikolla është zotuar për bashkëpunim me opozitën dhe ajo vetë do të jetë lehtësuesja e dialogut mes palëve.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend”, u shpreh Nikolla.

Ndëkrohë, Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin e saj politik.

“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad