Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka pritur në një takim paraditen e sotme ambasadoren e Francës në Tiranë Elisabeth Barsacq, me të cilën u diskutua dhe konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë.
Nikolla tha në takimin me ambasadoren, se mazhoranca është e gatshme që të bashkëpunojë me opozitën në Kuvend, për realizimin e reformave që i duhen vendit.
“Me opozitën në Kuvend, do të bashkëpunojmë për reformat. Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave”, ka thënë Nikolla gjatë takimit.
Ndërkohë që ambasadorja ka thënë se Franca e mbështet mbajtjen e konferencës brenda këtij viti. “Franca është në favor të Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda 2021”, ka thënë ambasadorja.