Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ditën e sotme ndodhet në shtetin fqinj ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që do të zhvillohet në Athinë, në datat 20-23 tetor 2021
Në një njoftim për mediat Nikolla lajmëron se sot do të takohet dhe me homologun e saj grek, Costantine Tassoulas.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që zhvillohet në Athinë, në datat 20-23 tetor 2021
Sot, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë një takim me homologun grek, z. Costantine Tassoulas, pas të cilit do të ketë një deklaratë për shtyp.
Ju ftojmë të ndiqni deklaratat për shtyp të Kryetares Lindita Nikolla dhe Kryetarit Costantine Tassoulas në faqen “Facebook” të Kuvendit të Shqipërisë, në orën 19:50.
Faleminderit!