Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lindita Nikolla është zgjedhur kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë me 79 vota pro dhe 4 kundër.
Në votimin e sotëm morën pjesë 137 deputetë, ndërkohë që nuk votuan Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.
Deputetët e Partisë Demokratike i grisën fletët e tyre të votimit, por jo të gjithë, pasi Agron Duka dhe Dashamir Shehi vendosën të mos votojnë, ndërsa LSI me anë të një deklarate zyrtare njoftoi se 4 deputetët e kësaj partie votuan “kundër”.
Por duke marrë parasysh llogaritjet e mandateve, Partia Socialiste ka 74 deputetë që përkthehen në 74 vota pro. Pra, janë 5 vota që kanë ardhur nga partitë e tjera.