Lippi rikthehet në pankinë, merr drejtimin e kombëtares së njohur

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-trajneri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Marcelo Lippi është tekniku më i ri i përfaqësueses së Kinës.

Lajmi është zbuluar nga vetë faqja zyrtare e Federatës Kineze të Futbollit, ku thekson se 71 vjeçari është rikthyer të marrë sërish frenat e kombëtares aziatike. Lippi u largua nga Kina vetëm para 4 muajsh, ku i la vënd partiotit të tij, Fabio Cannavaro.

Ish-mbrojtësi kampion bote dhe fitues i Topit të Artë në vitit 2006 u largua nga pankina e përfaqësueses pasi shfaqi shenja lodhjeje.

Drejtimi i dy skuadrave njëkohësisht, pasi është trajner edhe i kampionëve në fuqi të vendit, Guangzhou Evergrande, e detyroi 45 vjeçarin që të jap dorëheqjen. Me Lippin në pankinë, Kina synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022, si dhe fitimin e Kupës së Azisë.

Zjarr Tv Ad