Cmendet moti, liqeni i Viroit del jashtë kontrollit, ndalohet kalimi i mjeteve të vogla

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Del jashtë kontrollit situata në Gjirokastër. Reshjet intensive kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit. Mësohet se ujërat e liqenit kanë kapërcyer mbi urën e dëmtuar në fillim të muajit dhjetor. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat. Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave. Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.

Zjarr Tv Ad