Liqeni që pushtoi Instagramin, depo për mbetje toksike

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ujëra të kristalta dhe të qarta, sfond i bardhë dhe një pamje që të lë pa frymë. Ky është liqeni i Novosibirskit, një prej më të famshmëve në Rusi, sidomos për blogerat e Instagramit nga e gjithë bota. Por pavarësisht asaj që shihni, ky liqen nuk është gjë tjetër veçse një depo për mbeturinat e një termocentrali.

Ngjyra e kaltër, e cila i dha emrin e Maldiveve siberiane, është dhënë në fakt nga kripërat e kalciumit dhe oksidet e tjera metalike. Shumë turistë që vizitojnë liqen, ndoshta nuk janë në dijeni të asaj që është e fshehur brenda tij, shkruan sot Tg.com.

E pavarësisht kësaj, ky liqen është bërë tani aq popullor, sa njerëzit vështirë se mund t’i ndalësh. Ka nga ata që e zgjedhin si një sfond për albumin e dasmës të tjerë që fotografohen me kostum banje midis ujërave toksike.

Fenomeni ka filluar të shqetësojë autoritetet dhe kompania që menaxhon derdhjet e lëndëve tokasike, “Siberian Generating Company”, doli me një deklaratë për të paralajmëruar kuriozët:

“Nuk është e këshillueshme ta prekni ujin, mund të shkaktojë alergji”.

Ekspertët thonë se zhytja apo larja në liqenin artificial, në fakt, nuk shkakton menjëherë vdekjen, por acarime të rënda të lëkurës. Sapo të jeni larë në ujërat e kristalta e të pastra, rrezikoni të mos jeni në gjendje të notoni më drejt bregut, siç shpjegohet nga kompania siberiane.

Por pavarësisht të gjitha paralajmërimeve, asgjë nuk i ka dekurajuar blogerat e instagramit për të marrë selfien e përsosur. Ky vend i rrezikshëm mbetet mbret i mediave sociale.

Zjarr Tv Ad