Liria e medias në Shqipëri, OSBE publikon raportin ligjor

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir ka publikuar sot një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri. Ky publikim vjen pas konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë gjatë muajve të fundit.

“Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend”-  tha ai.

Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

 

Zjarr Tv Ad