Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me lirimin me kusht të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.
Gjykata franceze liroi sot me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Colmar në Francë. Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.
Këtë të martë pala serbe u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës drejt Beogradit.
Përmes saj u kërkua që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohej nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.
Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte.