Lirimi i tre policëve, vjen reagimi i parë nga PD

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas lirimit të 3 policëve të cilët ishin rrëmbyer nga serbët.

Sipas Tabakut mbajtja në burg e 3 policëve është jashtë çdo logjike por shtoi se lirimi i tyre është hap pozitiv.

“Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv.

Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës.

Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes!”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad