Lirohen 6000 m2 plazh në Sektorin Rinia në Durrës, 2 të proceduar

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit  në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin  për  lirimin e hapësirave publike duke  vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa u sekuestruan rreth 1000 çadra e shezlongë.

Uniformat blu kanë proceduar penalisht  shtetasit Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Ata akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”,  “Mospagimi i  taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

Policia thotë se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Zjarr Tv Ad