Lirohen nga burgu dy infermieret Sanatoriumit/ Në pranga vetëm sanitarja Tire Alldervishi…

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka liruar nga burgu dy infermieret e tjera të Sanatoriumit, të arrestuara rreth një muaj më parë për rastin Tire.

Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi, do të hetohen në gjëndje të lirë, pasi përveç disa mesazheve telefonike, nuk është provuar që ato të kenë qenë të përfshira në akte korrupsioni.

Tre infermieret dhe sanitarja e “Shefqet Ndroqit”, u arrestuan më 8 shkurt si të përfshira në çështjen “Tire Alldervishaj”, pasi kjo e fundit akuzohet se u merrte para familjarëve të pacientëve, duke iu paraqitur si infermiere.

 

Zjarr Tv Ad