Lirohet 1500 m2 plazh i zaptuar, procedohen penalisht 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

3 subjektesh në Golem të Kavajës janë proceduar penalisht.

Procedimi i tyre erdhi si rezultat i operacionit të policisë së shtetit për lirimin e plazheve publike.

Pronarët e subjekteve – Policia bën me dije se pronarët e subjekteve të proceduar janë shtetasit me inciale E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve.

Zyrtarët e Bashkisë – Ndërsa zyratët e Bashkisë të prioceduar për shpërdorim detyre janë:

1.P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menaxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

2.M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë

3.Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Gjithësej janë liruar 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe janë sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike.

“3 subjektet tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm  në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me  kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. 3 zyrtarët e Bashkisë, nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme”,- njofton policia.

Pronarët e subjekteve janë proceduar për veprat penale: “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”., ndërsa policia njofton se operacioni vijon ende.

 

 

 

Zjarr Tv Ad