Gjykata e Lezhës ka liruar ditën e sotme Redion Hysën i cili u arrestua për vrasjen e efektivit të policisë Xhuliano Prela. Ndërsa Nikollë Sherniku është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.
Sherniku u arrestua nga policia pasi dyshohej se ishte bashkëpuntor në vrasjen e efektivit. Pas një investigimi nga emisioni “Në shënjestër”, janë zbardhur fakte të reja që konfirmojnë se Hysa nuk e ka vrarë Xhulio Prelën.
Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën, pasi u akuzua se kishte vrarë efektivin e FNSH Xhuliano Prela mëngjesin e 5 dhjetorit në vitin 2020. Prokurori Erjon Shehaj bëri me dije se vendimi i gjykatës do të ankimohet.
Ngjarja ndodhi në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush. Redion Hysa u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa më 28 dhjetor 2020, pasi akuzoheshin se kanë qëlluar me armë drejt kamerave të një objekti.
Si ndodhi ngjarja?
Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e 5 dhjetorit në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.
Perla kishte çuar një shokun e tij në Aeroportin e Rinasit, dhe më pas ishte nisur drejt Lezhës. Bëhet me dije se në autostradën Lezhë-Milot, është përballur me një person i cili i ka bërë shenjë me elektrik dore që të ndalonte.
26-vjeçarin ka ndaluar dhe ka debatuar me këtë person. Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personin që i ka bërë shenjë. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.
Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tjetër është hapur zjarr me një pistoletë TT.
Redion Hysa bashkë me kushëririn u arrestuan më 28-dhjetor të vitit 2020.