Lirohet “mjeku popullor” dhe nipi që prodhonte dhe shiste ilaçen për kurimin e Covid

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia dhe vendosur masën detyrim paraqitje për Frederik Frrokaj dhe nipin e tij Henri Frrokaj të cilët prodhonin dhe shisnin ilaçe me pretendimin se kuronin Covid-19. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Frederik Frrokaj bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.Ndërkohë, nipi i tij u kap në flagrancë në një lokal, ku po i shiste ilaçin një klienti.Nga kontrolli në banesën e 57-vjeçarit u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.Ai pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte nipit të tij, pasi takonte personat e interesuar, dhe ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

 

Zjarr Tv Ad