Lirohet nga burgu ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xjika është liruar nga burgu dhe do të hetohet për shpërdorim detyre nën masën “arrest shtëpie”.

Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Gjika akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan. Ndryshimi i masës nga arrest me burg në arrest shtëpie u njoftua sot nga Gjykata Penale.

Gjithashtu dy personat e tjerë si Albens Alite dhe Aksel Qorduka vijojnë te hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku u akuzuan per abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Arrestimet janë kryer pas hetimit të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”.

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare

Zjarr Tv Ad