Lirohet nga burgu protestuesi i Unazës së Re, Dorian Protoduari

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka liruar protestuesin e vetëm të mbajtur në burg  gjatë protestës së Unazës së Re, Dorian Protoduarin.

Ndaj tij është caktuar masa e re “Detyrim paraqitjeje”.

Ai u arrestua në datën 22 nëntor para syve të të gjitha mediave, ku pas përfundimit të protestës së Unazës së Re para Kuvendit, kishte shkuar të vizitonte nënën në Spitalin e Traumës.

Nëna e tij, Lindita Protoduari kishte përshëndetur Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën me një fjalim të zjarrtë drejtuar sidomos studentëve që të mos dorëzoheshin për të drejtat e tyre, ashtu siç nuk u dorëzuan prej mëse 40 ditë banorët e Unazës për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Zjarr Tv Ad