Lirohet nga detyra prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, ja kush e zëvendëson

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nertil Jole është emëruar prefekt i qarkut të Korçës. Ky vendim u mor ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Më parë këtë post e mbante Dhori Spirollari, i cili ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2017.

Ky i fundit u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave dhe zëvendësohet nga Jole.

Vendimi i KM:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Zjarr Tv Ad