Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako! Ja arsyeja e vendimit

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Togat e zeza morën vendimin për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit.

GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të përpilonin akt ekspertizën e kërkuar dhe do ta paraqisnin gjatë seancës së sotme (27 shkurt).

Ndërkohë togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, duke e liruar nga qelia Vangjush Dakon.

Zjarr Tv Ad