“Lironi çunat”, PD protestë para policisë në Elbasan

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e premte të afërm të protestuesve të arrestuar dhe anëtarë e përkrahës të PD në Elbasan u mblodhën para godinës së Drejtorisë së Policisë në Elbasan për të kërkuar lirimin e 7 personave të cilët u arrestuan nga policia pasi të enjten në hyrje të qytetit të Librazhdit tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit e mbështetur edhe nga drejtuesit e degës lokale të PD kërkuan lirimin e të ndaluarve që hodhën kapsolla dhe u konfliktuan me policinë në hyrje të Librazhdit.

Mes të arrestuarve janë edhe kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi, 53-vjeç nga Elbasani, sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra, 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreu i PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç si dhe 43-vjeçari D.B. nga Cërriku së bashku me B.K. 54 vjeç nga Librazhdi.

Paraditen e së shtunës është paralajmëruar organizimi i një proteste masive para policisë si dhe do të ketë një deklaratë të drejtuesve të PD lidhur me këto arrestime.

Zjarr Tv Ad