Lista e pagave të muajit prill ‘21/ Manjani: Eshtë e NJËJTA DORË e patronazhistëve.. nuk e di çmendon zonja Yuri-ste…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të listës së prillit 2021 të rrogave të shqiptarëve. “Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët. Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar”, shprehet Manjani.

Nga Ylli Manjani

Aaaaa, po kjo lista e pagave të muajit prill ‘21 spjegon të gjithë situatën. Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët. Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar.

Tashmë nuk çuditem që ka edhe database të tjera që lidhen me gjobat, kreditë, barrët siguruese e ndoshta edhe kadastra. Por këto të dhëna i kanë mbajtur patronazhistët për të shantazhuar, blerë ose demotivuar votuesit. Ja ku doli koka e muhabetit! Dhe sigurisht që për këto gjëra akuzohet opozita… hahahahahahahahaha.

Ku ma gjen të ishte opozita kaq e organizuar… Dukshëm sherret e brendshme në PS që cuan në denoncimin e listës së patronazhistëve, por bëjnë “transparencën” e plotë të kësaj skeme. Eshtë e NJËJTA DORË! Është projekt i pastër politik me qëllim intimidimin politik dhe elektoral të shqiptarëve! Faktet flasin qartë!

Vështirë të gjendet e vërteta tashmë, sepse vjedhja e të dhënave ka kohë që ka ndodhur. Por përgjegjësit që kanë për detyrë të ruajnë këto të dhëna, duhet të jenë pas hekurave! Të paktën të mos vidhen të dhënat e përditësuara…

***

Nuk e di çmendon zonja Yuri-ste!!

Zjarr Tv Ad