Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me çmimin e naftës, i cili është fiksuar nga ana qeverisë 211 lekë për litër, duke e quajtur një ndërhyrje arbitrare në treg.
Në postimin e saj në Facebook, Çupi ka publikuar të gjitha taksat të cilat paguajnë qytetarët për buxhetin e shtetit për 1 litër naftë, të cilat arrijnë në 123 lekë të reja pra 58% e çmimit të naftës.
Çupi i ka theksuar se zgjidhja është e qartë, duke ulur taksat në mënyrë që të ketë frymëmarrje tregu.
Postimi i plotë i Dhurata Çupit
Protesta e qytetarëve detyruan mazhorancën, të fiksojë çmimin e naftës në 211 lekë për litër. Mirëpo ndërhyrja arbitrare në treg nuk është zgjidhje. 58 përqind e çmimit të naftës që paguajmë janë taksa, të cilat varfërojnë shqiptarët dhe falimentojnë bizneset.
Zgjidhja është e qartë: Ulni taksat dhe jepini frymëmarrje tregut.