Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka deklaruar se asnjë subjekt nuk do të marrë më leje ndërtimi, pa mbyllur një ndërtim që ka nisur. Në një dalje për media, Lame deklaroi se gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë janë me shkelje. Kreu i ALUIZNI deklaroi se ka bërë gati ‘listën e zezë’ me subjektet që kanë pallate të braktisura apo në ndërtim, e cila do t’i dërgohet çdo bashkie, ku këtyre subjekteve do ju ndalohet marrja e një leje ndërtimi. Qytetarët u dyndën pranë sporteleve për të denoncuar apo hapur praktikën e futjes në proces legalizimi të pallateve, që zvarriteshin prej vitesh. Problemi i pallateve të braktisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Për herë të parë një qeveri shqiptare ka filluar ta trajnojë. Janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në procedura. 102 pallate të legalizuara deri më sot. Në tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje. Ky proces është një prej problematikave më të komplikuara që mund të ndeshë një administratë, pasi ka të bëjë me një mori institucionesh që duhet të japin kontribut, me banorët që duhet të bëhen bashkë, me sistemin e përmbarimin, me sistemin bankar, etj.
‘LISTA E ZEZË’ E SUBJEKTEVE QË DO IU BLLOKOHEN LEJET E NDËRTIMIT, JO LOJËRA SI ‘MACJA ME MIUN’
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...