Lista Serbe kryeson në 4 komunat në veri të Kosovës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokracia në Veprim përmes një konference për media ka publikuar rezultatet preliminare të 85% të votave të numëruara në katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas DnV-së Lista Serbe është duke udhëhequr bindshëm ndaj partive shqiptare në këto komuna, respektivisht PDK-së e VV-së.

Në Mitrovicën e Veriut siç thotë DNV Lista Serbe ka 95.2% të votave pasuar nga PDK me 3.1% dhe Vetëvendosje me 1.6 %.

Në Komunën e Zubin Potokut Lista Serbe është duke udhëhequr me 94.1%, PDK me 3.1 % dhe VV me 2.8 %.

Edhe në Leposaviç Lista serbe ka 96.4 % të votave, PDK 2.1% dhe VV 1.5 %.

Edhe në Zveçan atje ku Lista Serbe është duke udhëhequr me 96.4 % të votave të fituara, Vetëvendosje me 2.2 % dhe PDK e cila ka marrë vetëm 1.4 % të votave.

Këto nuk janë rezultatet përfundimtare pasi për këtë KQZ do ta japë fjalën e fundit.

Zjarr Tv Ad