Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç njoftoi se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër (sot), ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiç. Në Graçanicë, ai u shpreh se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme, raportojnë mediat në Kosovë.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të.

Zjarr Tv Ad