“Live nga qelia”, Berisha nxjerr foton: Çunat e Kavajës

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një foto të disa burrave për të cilët thotë se përshëndesin nga qelitë e komisariatit të Kavajës. Siç thotë ai ka qenë një nga të arrestuarit që ka dërguar foton dhe sqaron se janë ndaluar pasi mbrëmjen e kaluar kanë bllokuar KZAZ-në e Luzit të Vogël.

POSTIMI I BERISHËS
Kryengritësve të pamposhtur të Kavajës na përshëndesin nga qelitë e Narkokomisariatit.

Një përshëndetje të përzemërt miq guximtarëve që na bëjnë krenarë. Rama ik! Fitore!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritësit dixhital. sb
Doktor çunat e Kavajës live nga dhoma e paraburgimit në komisariat.
I arrestuan sonte në mbrëmje sepse bllokuan KZAZ-në e Luzit të vogël në përputhje të plotë me ligjin dhe dekretin e Presidentit të Republikës.
Po kthehet komunizmi😔Liri demokraci✌🏻

Zjarr Tv Ad