LIVE SHQIPËRI-ITALI/ Nis miqësorja e luksit, atmosferë e jashtëzakonshme në “Air Albania”

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para eliminatoreve të Euro 2024 në raport me një kombëtare të madhe.

Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip. Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.

Kështu, trajneri Reja ka vendosur që të vendosë në mbrojtje Mihajn si titullar përkrah Kumbullës e Ismajlit, ndërsa krahët do të jenë me Hysajn e Lenjanin.

Ashtu siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, mesfusha do të jetë e përbërë nga Bare dhe Abrashi me Bajramin i cili do të jetë më shumë në ndihmë të sulmit që formohet nga Broja dhe Uzuni.

LIVE SHQIPËRI-ITALI 0-0

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.

Trajner: Edi Reja

ITALIA: Meret; Skalvini, Bonuçi, Bastoni; Di Lorenco, Tonali, Verratti, Dimarko; Zaniolo, Raspadori, Grifo.

Trajner: Roberto Mançini

Zjarr Tv Ad