Liz Truss mban fjalimin si kryeministre, zotohet të nxjerrë Britaninë nga kriza ku ndodhet

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Liz Truss ka mbajtur fjalimin e parë si kryeministrja e Britanisë, tesa ka mbërritur në Downing Street të Londrës.

Më fjalimin e saj ajo premtoi se do t’i mbronte britanikët nga ndikimi i rritjes së kostove të energjisë dhe tha se duke punuar të gjithë, vendi mund të kapërcejë sfidat ekonomike me të cilat përballet.

Në fjalën e saj ajo rrjeshtoi tre prioritetet e saj “rritja e ekonomisë me një premtim për ulje taksash, trajtimi i duhur për krizën e energjisë dhe përmirësim të aksesit në sistemin shëndetësor”.

“Ne do ta transformojmë Britaninë në një komb me aspirata dhe me vende pune me pagesa të larta, rrugë të sigurta dhe ku çdokush të ketë kudo mundësitë që meriton. Unë do të marr masa që sot dhe do të veproj çdo ditë për ta realizuar atë” tha ajo ndër të tjera.

Truss u bë kryeministre në një kohë tensioni, ndërsa Britania përballet me rritje të inflacionit.

Zjarr Tv Ad