Mbledhja e sotme e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, është shoqëruar me debate të ashpra, teksa ishte thirrur për të raportuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pas pretendimeve për dhunë ndaj studentëve nga ana e policisë, gjatë protestës së tyre.
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Meghmetaj ka ndërhyrë gjatë debatit duke kërkuar shpjegim për ndërhyrjen e policisë.
Por në këtë moment Lleshaj i është kthyer, “Me ju do flas. kur të mbaroni Universitetin”.
Kjo gjë ka sjellë momente tensioni, ku drejtuesja e komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar që të mos fyejë një të zgjedhur të popullit, duke i thënë që të jetë më i matur.
“Ju tërheq vërejtje për të disatën herë. Më vjen çudi që kolegët këtu nuk ndërhyjnë për shkak të komenteve tuaja të papërshtatshme. Ju nuk reagoni kur një ministër ofendon një kolege. Keni kujdes nga mënyra sesi i drejtoni njërit prej studenteve. Nuk mundet të shkelni etikën në një sallë mund ta bëni jashtë”, u shpreh Vokshi.
Por Mehmetaj i është drejtuar ministrit duke i thënë, “Studentët do t’ju tërheqin zvarrë nga zyra. Është një turp i madh që policia e shtetit diskriminon fëmijët e shqiptarëve. Ju mbase nuk keni fëmijë se me shumë siguri nuk do flisnit kështu”.
Duke iu përgjigjur ministri ka thënë se, “Unë i kam fëmijët, por i kam ndryshe nga ju”