Lleshaj i ngarkon përgjegjësitë koncesionarit: Dështoi!

0
5

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat tha se në grabitjen e Rinasit, ku u grabitën 10 milionë euro, nuk ka funksionuar sistemi i sigurisë së koncesionarit.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Rinas, nuk ka funksionuar sistemi i sigurisë së koncesionarit. Kompania kineze e sigurisë ka dështuar në misionin e saj. Nuk është sinjalizuar policia për rastin, edhe pse duhej bërë. Koncesionari nuk ka vepruar siç duhet, duke mos njoftuar policinë. Por policia ka vepruar me vendosmëri duke kryer misionin e saj. Forcat policore kanë vepruar në vend dhe më tej dhe sot kemi prova materiale të rëndësishme. Grupi hetimor ka prova me rëndësi për ngjarjen. Do të merren masa për të ruajtur sigurinë kombëtare”, tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj theksoi se grabitja po hetohet me intensitet të lartë nga policia dhe Prokuroria. Lleshaj tha se aktualisht siguria në aeroport është e garantuar.