Lleshaj mbledh në zyrë Ardi Veliun dhe drejtues të tjerë të policisë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit që kryeministri pati një javë më parë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e policisë Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të këtyre institucioneve, këtë të martë ministri Lleshaj mbledh në takim Ardi Veliun e drejtues të tjerë të policisë.

Ministri Lleshaj ka deklaruar se takimi ka qenë rutinë për gjitha çështjet e policisë.

Në takim mësohet se ishin edhe zv.ministrat e Brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i policisë rrugore Mitat Tola, drejtori i Akadenisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e policisë së shtetit Aida Hajnaj si dhe drejrues të tjerë të lartë të Policisë së Shetit.

Takimi vjen vetëm një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës.

 

Zjarr Tv Ad