Lleshaj: Përpjekje për destabilizimin e vendit, flet dhe për policët që ndaluan Dollapin

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat nga ambjentet e Ministrisë së Brendshme theksoi se policët që u angazhuan në shoqërimin e Sahit Dollapit të kishin bërë dicka ndyshe dh eta kishin menaxhuar më mirë situatën.

Lleshaj: Tirana jetoi mbrëmë një mori sulmesh të koordinuara kundër institucioneve kushtetuese. Institucionet dhe policia  u gjendën nën kërcënimin e bombave molotov. Me dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra. Ata burra dhe gra që u vunë dje në qendër të sulmeve të egra meritojnë vlerësim dhe mirënjohje për punën e tyre. Për orë të tëra ata përballuan me qindra bomba Molotov dhe sende të tjera të forta. Do kishte qenë në nderin e atij grupimi politik që ta ndalte dorën e dhunës ndaj djemve dhe vajzave të cilët thejshtë kryejnë një detyrim ligjor.

Do kishte qenë mirë që edhe ata punonjës policie që u angazhuan në ndalimin e organizatorit të sulmeve të kishin bërë dicka ndryshe. Mirë do ishte që sic duruan në mënyrë stoike me orë të tëra nën zjarr të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda.

 

Zjarr Tv Ad