Lleshaj: Policia e Shkodrës do të ketë brenda vitit “shtëpinë” e saj të re

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi punimet për ndërtimin e godinës së re të drejtorisë dhe komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Lleshaj mori garanci se punimet do të përfundojnë brenda vitit, duke krijuar kushte më të mira për policët dhe shërbime për qytetarët.

Policia e Shkodrës do të ketë brenda vitit “shtëpinë” e saj të re, që synon  të përmirësojë kushtet për uniformat blu dhe shërbimet për qytetarët.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa inspektoi kantierin shoqëruar me zyrtare dhe drejtues lokalë mori garanci se punimet do të përfundojnë rreth një vit para kohe.

Godina e re e Drejtorisë së Policisë dhe Komisariatit të Shkodrës, është pjesë e një programi të gjerë që Ministria e Brendshme ka për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive dhe komisariateve.

Policia e Shkodrës prej vitesh punonte në një ndërtesë larg parametrave, duke cenuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe pa kushte normale për punonjësit.

Zjarr Tv Ad