Llixhat në Dibër/Lala: Leja e dhënë per koncesion, mban erë korruptive

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PDIU, Reme Lala ka kërkuar në seancën e Kuvendit anulimin e projektit për shfrytëzimin e llixhave në Peshkopi, pasi sipas saj mban erë korrupsioni.

Ajo kërkoi nga Rama që t’i japë sqarime popullit të Dibrës, por përgjigjen ka marrë nga Olta Xhacka, e cila tha se Këshilli i Basenit Buna e Drini do mblidhet dhe do anulohet vendimi i parë.

Reme Lala: Jemi kundër dhënies me koncesion të Llixhave të Peshkopisë. Të anulohet përdorimi i ujit të Llixhave. Ka dyshime për lejen e dhënies së lejes për përdorimin e Llixhave. Shumë familje mundohen të sigurojnë të ardhura me anë të këtyre llixhave. Ata vetë flenë në baraka dhe i përdorin shtëpitë si hotele. Me dhënien e lejeve për këto llixha këto familje rrënohen dhe u hiqet buka e gojës për të pasuror një grup njerëzish. Shumë njerëz janë marrë me llogje, por duhet studim fixibiliteti. Kjo leja e dhënë për përdorimin e ujërave termale mban erë korruptive.

E deleguar e PS Në Dibër dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka: Ky vendim i marrë është marrë pa kritere. Këshilli i Basenit Buna dhe Drini do mblidhet dhe do anulohet vendimi i parë.

Lulzim Basha: Një teatër i shëmtuar në Kuvend. Është prishur pazari. Se me kë rrinë kriminelët e Lezhës e të Dibrës e dinë të gjithë se e tha dje VOA. Ju jeni maxhoranca e banditëve.

Zjarr Tv Ad