Llogara/ Kalimi në akset rrugore bëhet vetëm me zinxhirë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ARRSH  njofton se sasia e reshjeve të borës në Llogara është  intensive, në punë janë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Po kështu ARRSH thotë se drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri.

Sipas ARRSH në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes.

Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.

-Në Dardhë, Voskopojë, Bigëll Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. 🌫

-Në Qafë Thanë – Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

-Në segmentin fundor prej 20 km të aksit Ura e Cerenecit – Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.

-Në segmentin Lunik-Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

-Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Zjarr Tv Ad