Llojet e halucinacioneve

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Halucinacionet vizuale

Edhe pse kjo tingëllon e llahtarshme, është një dukuri e zakonshme e cila mund të shkaktohet si rezultat i ilaçeve ose kombinimit të disa prej tyre. Halucinacionet vizuale mund të shkaktohen edhe si rezultat i gjendjes së rënduar mendore, migrenës ose varësisë ndaj alkoolit.

Halucinacionet dëgjimore

Kjo ndodh kur personat dëgjojnë gjëra të pavërteta. Sipas News Medical, ky është dhe lloji më i përhapur i halucinacioneve midis pacientëve me skizofreni, por mund t’u ndodhë shpesh edhe personave të cilët mund të dëgjojnë zërin e personave të dashur që nuk jetojnë më.

Halucinacionet e prekjes

Halucinacionet e prekjes ndodhin kur ndien diçka mbi lëkurë, por që në të vërtetë nuk është aty. Kjo ndodh si rezultat i alkoolizmit ose abuzimit me drogën. Halucinacionet më të zakonshme janë ato të mendimit se një insekt ose gjarpër është mbi lëkurë.

Halucinacione të përjetimit

Këtu përfshihen të gjitha halucinacionet e gjendjes trupore, ku individët që e kanë përjetuar thonë se kanë pasur ndjesi si fluturim, lundrim ose një eksperiencë jashtë trupit të tyre. Kjo mund të shpjegojë edhe ndjesinë se ti ose një pjesë e jotja gjendeni në një vend tjetër, ose mund të ndieni praninë e ndonjë të vdekuri.

Halucinacionet nuhatëse

Këto lloje halucinacionesh përfshijnë nuhatjen e aromave që nuk ekzistojnë realisht dhe, sipas Counselors Soapbox, është një nga format më të rralla të halucinacioneve. Zakonisht këto aroma janë të pakëndshme, si aroma e të vjellës ose feçeve. Kjo mund të ndodhi së pasojë e një dëmtimi në tru ose për shkak të epilepsisë.

Zjarr Tv Ad