Lobimet për të copëtuar Kosovën, Nishani: Tradhëtia nuk fshihet, ajo del mbi ujë, është tapë e kalbur

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas publikimit në media të përpjekjeve për të copëtuar Kosovën ka reaguar ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

“Pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris!”, shkruan Nishnai në Facebook.

Postimi i plotë

Pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris !

Tradhëtia nuk duhet bërë, paskëtaj edhe “sikur të fluturosh”, nuk e mbulon dot !

Tradhëtia nuk fshihet, sado të përpiqet tradhëtari, ajo gjithmonë del mbi ujë, se është tapë e kalbur !

TëRingremëShqipërinë

Zjarr Tv Ad