“Logo e demokratëve është vetëm PD”- Bardhi akuzo Berishën: Është shtojcë e LSI në koalicionin “non grata’!

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, duke e akuzuar se “Sali Berisha po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI”. “Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!”, thekson Bardhi në reagimin e tij. Sot Berisha lajmeroi se ne zgjedhjet e pjesshme vendore tee 6 marsit kandidatet e dale nga Primaret do te garojne ne koalicion me LSI-ne. Madje Berisha tha se ne diten qe do te firmoset marreveshja e koalicionit do te prezantohet edhe logoja nen te cilen kandidatet do regjistrohen ne KQZ.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!

Zjarr Tv Ad