Analisti Andi Bushati ka komentuar mbështetjen e amerikanëve në Shqipëri, duke deklaruar se ‘po bëhet një lojë aq e trashë sa e kupton dhe bufi’.
Në postimin e tij në Facebook, Bushati ngre pytjen se ‘pse ky grupi i amerikanëve që merren me Shqipërinë mbështesin ata politikanë që janë dukshëm PAKICE mes elektoratit opozitar’, ku më pas thekson se përgjigjja është e thjeshtë, pasi ata ‘duan në pushtet atë të cilit i uruan fitoren e zgjedhjeve “të ndershme” dhe “historike” të 25 prillit’.
Postimi i plotë i Andi Bushatit:
Po bëhet një lojë aq e trashë sa e kupton dhe bufi.
Pse ky grupi i amerikanëve që merren me Shqipërinë mbështesin ata politikanë që janë dukshëm PAKICE mes elektoratit opozitar?
Përgjigjja e thjeshtë: sepse duan në pushtet atë të cilit i uruan fitoren e zgjedhjeve “të ndershme” dhe “historike” të 25 prillit